Në mesin e nëntë shteteve nga e gjithë bota duke përfshirë shtetet: Italia, Argjentina, Polonia, Koreja e Jugut, Australia, Siria, Spanja dhe Sllovenia do të jetë edhe Kosova, në festivalin prestigjioz të muzikës artistike “Sakrarium Composers Competition”.
Kjo falë kompozimit unik të prodekanit të Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, Korab Shaqiri, të veprës “I miri i motrës”, vepër e cila do të dëgjohet në qytetin Livil të Ukrainës, më datë 9 korrik 2021.
Sipas prodekanit të Fakultetit Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, Korab Shaqiri, kjo këngë ngërthen në vete elemente burimore tipike të traditës shqiptare, teksa interpretimi do të bëhet në gjuhën angleze nga mexosopranoja ukraniase Liliia Nikitchuk, kori i përzier dhe orkestra simfonike KLK, nën dirigjimin e mjeshtrit italian, Ferdinando Nazzaro.