Urgjente të kihen parasyshë këto veprime!
– Pezullimi dhe përjashtimi i Kosovës – FSK -së ndaj DEFENDER EUROPE – 2023, tregon seriozitetin dhe nevojën për koordinim
Shqetësim TEPËR SERIOZ…!
Problemi i Veriut parë në prespektivën e rrugëzgjidhjes)
(Elementet që e karakterizojnë kompleksitetin e veriut, mjetet dhe veprimet që duhet ndjekur me maturi dhe vetëdije shtetërore)
Veriu i Kosovës, si një problem i trashëguar, qëllimshëm i lënë që nga paslufta problem i pazgjidhur. Në një pamundësi të aftësisë dhe kapaciteteve shtetërore për të shtrirë juridiksionin e plotë të autoriteteve institucionale në veriun e Kosovës, përbën domosdoshmërinë e ushtrimit të bashkëpunimit me faktorët mbështetës të shtetit të Kosovës.
Ky problem nuk është thjesht një situatë vetëm e brendshme që mund të zgjidhet pa mbështjetje nga aleatët. Kosova edhe në të kaluarën ka provuar të shtrijë autoritetin e vet në Veri, por gjendja asnjëherë nuk ka qenë stabile dhe çdo përpjekje ka qenë mision i pamundur, përkundër përpjekjeve intensive.
Problemin e Veriut të Kosovës duhet parë në disa këndvështrime për të ofruar një zgjidhje të duhur dhe të domosdoshme të situatës:
1. Këndvështrimi Historik – Kritik i Problemit
2. Këndvështrimi Kriminal
3. Këndvështrimi serioz politik
4. Këndvështrimi i Aleatëve
5. Këndvështrimi i Sigurisë
E para; Urgjentisht të ndalet VANDALIZMI!
Le të mos harrojmë se në Veri të Kosovës, përthyhen interesat gjeopolitike midis ShBA –ve dhe Rusisë, përmes rolit agresiv të Serbisë.
1. Cenimi i sigurisë me përmasa të një eskalimi që rrisin tensione të pariparueshme të një parakonflikti është dhe duhet të jetë i (PAPRANUESHËM)
2. Minimi i përpjekejve për Paqen mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërhyrjet ruse për destabilizim, duhet kuptuar drejt si shqetësim real dhe përpjekeje për (DESTABILIZIM)…!
3. E drejta për qasje në institucione publike nuk duhet të gjykohet (SUNDIMI I LIGJIT DHE KOMPLEKSITETI NË VERI)
4. Përshkallzimi i situatës, shpërfaqi si zakonisht, hapur sjelljen brutale banditeske e huliganiste, që cenuan rëndë (SIGURINË DHE FUNKSIONIN E DEMOKRACISË)
5. Zbatimi i detyrave nga ana e PK -së dhe Njësie Speciale (mbështetëse), parë në nivelin taktik, reagimin operacional, mbetët si gjithnjë: (PROFESIONAL)
6. Ndërhyrja e forcave paqëruajtëse të NATO-së pëmes KFOR-it, garantonë (SIGURINË) Lëndimet e ushtarëve të KFOR-it (TË DËNUESHME) dhe masa ligjore kundër protestuesve vandalist.
7. Reagimi i NATO-së (RIDIMENSIONIMI dhe rritja e numërit të FORCAVE ALEATE NË GARANTIMIN E SIGURISË DHE PAQES)
8. Faktorët politik të institucioneve qendrore, të ofrojnë zgjidhje kooperuese, që prodhojnë siguri e jo destabilitet midis (KOMPLKSITETIT DHE ZGJIDHJES)
9. Roli i ShBA -ve dhe përfaqësuesve të KUINT-it, thirrje për de-përshkallzim…! (ULJA E TENSIONEVE – DIALOGU), por edhe RIPOZICIONIMI MË MIQËSOR KARSHI SFIDAVE TË KOSOVËS)
10. Këndvështrimi në dimensionin shumëlateral përtej kontekstit specifik të Ballkanit ndaj implikimit të faktorëve gjeopolitik, që përfshinë interesat strategjike ShBA – Rusi (INTERESAT GJEOPOLITIKE për dominim në rajon)
11. MBROJTJA ndaj rrezikimit të jetëve të gazetarëve, cenimi dhe djegja e mjeteve të punës së raportimit është i papranueshëm.
12. Kompleksiteti dhe pikëpamja e rrugëzgjidhjes…?!
– TRYSNI e plotë dhe fortë diplomatike ndaj frenuesit të Paqes në Ballkan z. Vuqiç;
– PJEKURI institucionale në trajtimin e kësaj situate me sa më pak pasoja në dëm të ruajtjes së sovranitetin (PLAN TË DETAJUAR) që ofron zgjidhje përfundimtare;
– BASHKËRENDIM për SITUATA KRITIKE dhe të SIGURISË me ALEATËT;
– KONTROLLI I SIGURISË duhet të vihet nën MENAXHIM OPERACIONAL të plotë të KFOR-it dhe autoriteteve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës.
Shënim:
(Autori është doktor shkence, profesor në programin për Studime të Sigurisë në UBT, i profilizuar dhe njohës i politikave të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës)