UBT News

Kompleksi i banjos antike romake zbulohet në një plazh në Spanjën jugore

Kompleksi i banjos antike romake u zbulua në rërën e një plazhi antik në Spanjën jugore. Nga Universiteti Cádiz thonë se banjo antike, e ruajtur mirë, me mure mbi 13 metra të gjata, u zbulua në plazhin Caños de Meca, në regjionin e Andaluzisë në Spanjë.

Deri më tani janë gërmuar vetëm dy dhoma. Sipas njoftimit të Universitetit, ky kompleks shtrihet deri në 2.5 hektarë.

Thuhet se gjatë gërmimeve janë gjetur edhe disa qeramika mesjetare nga shekujt 12 dhe 13./UBTNews

Exit mobile version