Një raport i publikuar nga Instituti për Kërkime Ekonomike IFO tregon se shumica e kompanive gjermane, konkretisht 70 për qind, presin të arrijnë një rritje të konsiderueshme të produktivitetit falë përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI) në pesë vitet e ardhshme.
Kreu i kërkimit në IFO, Klaus Wollrabe, theksoi se ky rezultat tregon një besim të fortë te potenciali transformues i AI. Ai shtoi se të gjitha kompanitë duhet të shqyrtojnë mënyrat se si mund të integrojnë teknologjinë e avancuar në proceset e tyre të punës.
Sipas raportit, kompanitë presin që produktiviteti të rritet mesatarisht nga 8 deri në 16 për qind për shkak të AI. Ofruesit e shërbimeve shprehin pritshmëri më të larta, duke parashikuar rritje prej 10.2 deri në 20.9 për qind, ndërsa sektori i tregtisë parashikon rritje nga 9.1 deri në 23 për qind.
Megjithatë, ndërtimi, një sektor ku përdorimi i AI është relativisht modest, parashikon një rritje më të ulët të produktivitetit prej 8.2 deri në 14.8 për qind. Kjo pasqyron pasigurinë e kompanive mbi se si AI do të ndikojë konkretisht në biznesin e tyre.
Wollrabe përfundon duke theksuar se, pavarësisht entuziazmit për potencialin e AI, kompanitë vazhdojnë të shqyrtojnë strategjitë e tyre për të maksimizuar përfitimet e kësaj teknologjie./UBTNews/