Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky iu drejtua të mërkurën parlamentit francez, duke u bërë thirrje të gjitha kompanive franceze të largohen nga Rusia dhe iu lut Francës që t’i dërgojë vendit të tij më shumë armë, më shumë mbrojtje kundër sulmit ajror dhe të forcojë sanksionet franceze ndaj Moskës.
Përmes video-lidhjes, ai e ka nisur fjalën e tij duke thënë se “shumica e përgjigjeve janë në duart tuaja” dhe duke u kërkuar deputetëve që të mbajnë një minutë heshtje për Ukrainën dhe viktimat e shumta të pushtimit rus që filloi më 24 shkurt.
Zelensky, i cili mori duartrokitje të vazhdueshme pas fjalimit të tij 15-minutësh në parlamentin francez, tha se Ukraina ka nevojë për “më shumë se vetëm oksigjen… Ne duhet të veprojmë së bashku”.
Ai u bëri thirrje kompanive franceze që ende operojnë në Rusi të largohen nga vendi./UBTNews/