Është bërë e ditur se kompanitë e Kosovës kanë arritur të eksportojnë mallra në Shtetet e Bashkuara në vlerë 30 milionë euro në katër muajt e këtij viti, për dallim me vetëm 2 milionë, sa ishte në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar, ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa në vitin 2019 e gjithë vlera e eksporteve nga Kosova në SHBA ishte vetëm 3 milionë euro.
Kësaj rritje të eksportit i ka kontribuar statusi preferencial tregtar që Kosova gëzon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, status ky që lejon dërgimin e mallrave të liruara nga detyrimet doganore, me qëllim të promovimintë të rritjes ekonomike në shtetet në zhvillim.
Janë rreth 3,500 produkte nga sektorë të ndryshëm që Kosova mund t’i eksportojë në ekonominë më të madhe të botës, pa pasur nevojë të paguajnë taksa.