UBT News

Kompanisë “Pastrimi” i bllokohen xhirollogaritë, paralajmërojnë grevë

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë njofton opinionin publik se i janë bllokuar xhirollogaritë bankare në Bankën për Biznes dhe Bankën Ekonomike, me të cilat kryen shërbime bankare.

Sipas njoftimit të KRM “Pastrimi”, kjo ka ndodhur si rezultat i mospërditësimit të të dhënave nga Banka Ekonomike dhe Banka Private për Biznes.

“Kompania “Pastrimi”, ka dorëzuar me kohë dokumentacionin/kërkesën në Ministrinë e Tregtisë konkretisht në ARBK për përditësim. Kompania “Pastrimi” SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se nëse nuk bëhet zhbllokimi i xhirollogarive bankare në këto banka dhe të bëhet ekzekutimi i pagave për punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” sot deri në ora 15:00, nga dita e nesërme me dt. 02.02.2021 nuk do të kryhet shërbimi i grumbullimit dhe largimit të mbeturinave, po ashtu punëtorët e kësaj kompanie do të hyjnë në grevë”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version