UBT News

Kompanisë ByteDance i dyfishohen të ardhurat nga TikTok-u

ByteDance, kompania kineze prapa aplikacionit të videove TikTok, dyfishoi të ardhurat vitin e kaluar. Të ardhurat totale të firmës u rritën për 111% në 34.3 miliardë në vitin 2020, (nga 24.7 miliardë).

Këto shifra janë dëshmi për rritjen e popullaritetit të vazhdueshëm të aplikacionit TikTok. Kjo vjen ndërsa ByteDance dhe disa gjigantë të tjerë të teknologjisë kineze janë nën presion në rritje nga qeveritë në të gjithë botën.

Fitimi bruto i kompanisë ByteDance u rrit më 93% në 19 miliardë dollarë, ndërsa raportohet se kompania pësoi humbje prej 45 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë.

Po ashtu, sipas këtij hulumtimi, ByteDance kishte rreth 1.9 miliard përdorues aktiv në muaj në të gjitha platformat e saj që nga dhjetori i vitit të kaluar./UBTNews

Exit mobile version