Kompania xAI e miliarderit Elon Musk do të marrë 6 miliardë dollarë nga investitorët për të financuar zhvillimin e produkteve të Inteligjencës Artificiale (AI).
Fondet e reja do të përdoren për të sjellë produktet e para të kësaj kompanie të Inteligjencës Artificiale në treg, për të ndërtuar infrastrukturën dhe për të përshpejtuar kërkimin e teknologjive të ardhshme.
“XAI do të vazhdojë në këtë trajektore të pjerrët progresi gjatë muajve të ardhshëm, me përditësime të shumta emocionuese të teknologjisë dhe produkte që do të shpallen së shpejti”, njoftoi kompania gjatë fundjavës.
Musk shkroi në rrjetin social X se para investimit, xAI kishte një vlerësim prej 18 miliardë dollarësh (16.5 miliardë euro)./UBTNews/