Gjigandi britanik i energjisë “Shell” ka paralajmëruar se do të marrë një goditje deri në 5 miliardë dollarë pas daljes nga Rusia, dalje kjo që po bëhet për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Dëmtimi pritej të ishte midis 4 miliardë dhe 5 miliardë dollarë në tremujorin e parë, tha Shell në një deklaratë pasi kohët e fundit sinjalizoi tërheqjen e saj graduale.
Largimi vjen pasi kompania kryesore energjetike e listuar në Londër njoftoi në fund të shkurtit se do të shiste aksionet e saj në të gjitha sipërmarrjet e përbashkëta me gjigantin shtetëror rus të energjisë Gazprom, pasi Kremlini nisi sulmin e tij ndaj Ukrainës.
Grupi tha në atë kohë se sipërmarrjet kishin vlerë rreth 3 miliardë dollarë./UBTNews/