Stafit të kompanisë Nike në Oregon u është dhënë një javë pushim si shenjë përkujdesje ndaj shëndetit mendor, para kthimit në zyre në muajin shtator.
Nga sot deri të premten, kompania amerikane s’do të funksionojë për t’u dhënë punëtorëve pushim pas një viti të vështirë.
“Çlodhuni dhe kaloni sa më shumë kohë me të dashurit tuaj”, tha Matt Marrazzo nga kompania Nike.
Njëjtë kështu vepruan edhe kompanitë Bumble dhe Linkedin. Një numër i madh i punëtorëve thonë se janë të dërmuar meqë tash e një kohë po punojnë nga shtëpia.
Kompanitë e mëdha sikurse Apple, Uber dhe Wells Fargo ende s’kanë filluar punën në zyre pas rritjes së rasteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./UBTNews