UBT News

Kompania më e madhe për përpunimin e mishit në ShBA u godit nga një sulm kibernetik

JBS, kompania më e madhe për përpunimin e mishit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përball me një sulm kibernetik të dielën.

Kompania përmes një njoftimi për media bëri të ditur se nga sulmi u goditën serverat që mbështesin sistemin e saj të IT-së në Amerikën e Veriut dhe Australi.

JBS USA është pjesë e JBS Foods, një nga kompanitë më të mëdha ushqimore në botë. Kjo kompani operon në 15 vende dhe ka klientë nga 100 shtete, sipas të dhënave të kompanisë.

Shtëpia e Bardhë adresoi shqetësimet për sulmin gjatë një konference për media të martën. Zëdhënësja Karine Jean-Pierre njoftoi para mediave se JBS ishte shënjestër e një sulmi kibernetik “nga një grup kriminal me bazë në Rusi”. Ajo njoftoi se Shtëpia e Bardhë dhe Qeveria ruse janë duke u “angazhuar drejtpërdrejt për këtë çështje”./UBTNews

Exit mobile version