Prodhuesi holandez i birrës, Heineken, tha të hënën se do të largohet nga tregu rus, kjo për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Pas rishikimit strategjik të njoftuar më parë të operacioneve tona, ne kemi arritur në përfundimin se pronësia e HEINEKEN mbi biznesin në Rusi nuk është më e qëndrueshme dhe as e zbatueshme në mjedisin aktual. Si rezultat, ne kemi vendosur të largohemi nga Rusia”, tha kompania në një njoftim për shtyp.
Heineken kishte ndalur tashmë investimet dhe eksportet e reja në Rusi dhe kishte ndaluar shitjen, prodhimin dhe reklamimin e birrës së saj në vend.
“Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar kur shohim se lufta në Ukrainë vazhdon të shtjellohet dhe intensifikohet”, tha Heineken.
“Për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e vazhdueshme të punonjësve tanë dhe për të minimizuar rrezikun e shtetëzimit, ne arritëm në përfundimin se është thelbësore që ne të vazhdojmë me operacionet e reduktuara së fundmi gjatë kësaj periudhe tranzicioni”, shtoi ai.
Prodhuesi i birrës tha se do të paguajë pagat për 1,800 punonjësit e saj në Rusi deri në fund të vitit 2022 dhe “do të bëjë çmos për të mbrojtur punësimin e tyre në të ardhmen”./UBTNews/