Kompania e zhvillimit të çipeve për trurin, Neuralink, në pronësi të manjatit të teknologjisë Elon Musk është akuzuar për abuzime me majmunët gjatë testimit të produkteve të saj.
Neuralink, kompani e cila shpreson të krijojë një ndërfaqe revolucionare që do të lejonte njerëzit të kontrollojnë pajisjet me trurin e tyre, tha përmes një deklarate se hulumtimet e bëra me kafshët kishin qenë brenda një etike të lartë profesionale.
Kompania akuzohet se kafshët e përfshira në hulumtim janë torturuar dhe lënë të vdesin në eksperimente të tmerrshme në fabrikat e saj.
Në padinë e dërguar pranë autoriteteve Amerikane thuhet se hulumtimet kishin shkaktuar vuajtje të mëdha tek kafshët duke eksperimentuar me trurin e tyre.
Bëhet fjalë për testime bërë gjatë viteve 2017-2020 ku kafshët ju janë vendosur pajisje në tru. Raportohet se Neuralink kishte përdorur një substancë njohur si “BioGlue” që kishte shkatërruar pjesë të trurit të kafshëve duke shkaktuar efekte shkatërruese psikologjike./PCWorld Albanian