UBT News

Kompania e Elon Musk merr leje nga autoritetet amerikane për të testuar çipe në trurin e njeriut

Kompania e Elon Musk e cila synon të vendosë çipet kompjuterike në trurin e njeriut, Neuralink, ka marrë aprovimin e autoriteteve amerikane për lansimin e studimit të parë te njeriu.

Një gjë e tillë i ka hapur rrugë vendosjes së pajisjeve nga Neuralink te njeriu dhe lajmi vjen pasi Elon Musk pretendoi gjatë muajit nëntor se kompania e tij është vetëm gjashtë muaj larg nga testimi i parë.

Por kush do të ishte i gatshëm të pranonte vendosjen e një pajisje të tillë në trurin e tij? A do të jetë dikush që ka një gjendje shëndetësore prej së cilës do të kishte përfitime nëse vendos një çip nga Neuralink?

Kompania është akuzuar vazhdimisht se ka abuzuar me testet e bëra te majmunët, akuza që kompania vazhdimisht i mohon dhe aktualisht është nën hetime.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) refuzoi kërkesën e parë të Neuralink në fillim të 2022 për testime te njeriu. Por nuk është kompania e parë që e pretendon të bëjë një gjë të tillë. Synchron u aprovua nga FDA për të nisur testimet në vitin 2021 dhe korrikun e vitit të kaluar zbuloi implantin e parë kompjuterik./PCWorld Albanian

Exit mobile version