Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme i ka thënë po liberalizimit të vizave për Kosovën.
Anëtarët e Komitetit votuan pro lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është aprovuar me 48 vota për, 7 kundër dhe 3 abstenime.