Një komitet i OKB-së ka kritikuar Izraelin për “shkelje të rënda” të të drejtave të fëmijëve në Gaza. Komiteti përmendi Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, një traktat për të drejtat e njeriut i ratifikuar nga 196 vende, përfshirë edhe Izraelin.
“Komiteti dënon në termat më të ashpër shkeljet e rënda të të drejtave sipas konventës në OPT (territoret e pushtuara palestineze), sikurse humbja e jashtëzakonshme e jetëve si rezultat i veprimeve ushtarake të shtetit palë”, tha komiteti prej katër personash në një dokument.
Që nga 7 tetori, sulmet ushtarake izraelite kanë vrarë mijëra fëmijë në Gaza dhe më shumë se 150 në Bregun Perëndimor./UBTNews/