Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, i cili mundëson rritjen e pagave në sektorin publik, në bazë të vlerës së koeficentit 105 euro.
Para komisionit, Projektligjin e arsyetoi ministri i Financave, Hekuran Murati. Murati tha se kjo është rritja më e madhe e pagave në sektorin publik. Sipas tij, koeficenti prej 105 eurove është i pastër, derisa tha se shtesat do të vazhdojnë të parapara në bazë të ligjit.
Mirëpo, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku u shpreh kritik ndaj minisrit Murati. Ai kërkoi që vlera e koeficentit të jetë 130 euro.