Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes gjatë takimit të sotëm ka shqyrtuar Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit. Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha propozoi projektligjet në fjalë për miratim.
Projektligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit u miratuan me shumicën e votimit në mbledhjen e parë.