Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit kanë votuar unanimisht për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisё sё Republikës së Kosovës dhe Kёshillit tё Ministrave tё Republikës së Shqipërisë̈ për ndihmë të ndërsjellë juridike në çёshtjet civile dhe tregtare.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është duke raportuar para këtij komisioni ku edhe dha arsyetimin për ketë projektligj.
Haxhiu lidhur me këtë projektligj tha se janë zotuar se do të forcojnë bashkëpunimin me shtetet tjera si në çështje penale dhe atë civile dhe kjo marrëveshje ka synim forcimin e marrëdhënieve në fushën juridike në aspektin penal dhe civil.
Kjo marrëveshje përfshinë marrëdhëniet e punës, familjare, pronës dhe garantimin e mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe qasje të lirë pranë gjykatave.