Komisioni për Integrime Evropiane miratoi të mërkurën projektligjin për kripto-asetet, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Deputeti i VV-së, Driton Hyseni tha së është iniciativë e Kuvendit që kjo fushë të ketë mundësi rregullimi sa kanë arritur deri sot.
“Ta kemi një ligj që trajton sidomos sferën e kripto-aseteve është synuar maksimalisht që të gjitha direktivat e BE-së, që parashihen të futem këtë vit. Përveç projektligjit bazik që është në procedim parlamentar ne kemi paraparë një sërë aktesh tjera nënligjore e përgjegjësia më e madhe i takon Bankës Botërore. Rol të rëndësishëm do ketë dhe njësia e inteligjencës financiare, ne me këtë ligj arrijmë të japim një drejtim ku mund të operohet shëndetshëm në kripto-asetet”, ka thënë Hyseni.
Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, tha se projektligji u miratua me gjashtë vota për.