Komisioni për Buxhet i ka rekomanduar kryetarit të kuvendit që të kthehet në pikën zero, procesi për guvernatorin e BQK-së.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka njoftuar se lista me kandidatët e propozuar nuk i përmbush kriteret ligjore.
“Komisioni vlerëson se lista me kandidatët e propozuar nuk i përmbush kriteret ligjore. Atëherë bazuar në nenin 110, paragrafi 4 të rregullores së kuvendit në rastin kur kandidaturat nuk përmbush kushtet sipas ligjit, komisioni kërkon nga kryetari i Kuvendit ta njoftojë komisionin propozues për mos përmbushjen e kushteve”, ka thënë Muja.
Me këtë nuk është pajtuar, deputetja Duda Balje.
“Nuk po e kuptoj se cili kandidat nuk përmbush kriteret”, ka pyetur Duda Balje.
Ndërkaq, kryetari i komisionit shtoi se ka pasur ankesa në lidhje me pikën 38 dhe 40.
Për këtë ka reaguar edhe deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, i cili tha se nuk ka asnjë arsyeje që ky proces të kthehet mbrapsht, përveç numrit që ka ardhur në kuvend.
“E vetmja arsyeje është te përcaktimi i numrave që vijnë për votim në kuvend. Mënyra qysh është zgjedh ai numër është eliminues. Asnjë procedurë tjetër nuk është që mundemi me kthyer mbrapsht”, tha Rrahmani.