Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese ka mbajtur mbledhje me dyer të mbyllura. Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Sipas rendit të ditës, do të emërohen dy zëvendëskryesuese të Komisionit. Gjithashtu në rend dite është edhe marrja e vendimit për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.