Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore nuk ka arritur të miratojë planin e punës, në mbledhjen e sotme.
Shkak për këtë u bënë mospajtimet ndërmjet deputetëve të mazhorancës me ata opozitarë.
Për këtë arsye u vendos që në mbledhjen e radhës të harmonizohen kërkesat dhe të arrihet një kompromis.