Bashkimi Evropian do të duhet të paktën një vit tjetër për të vendosur se si ta përdorë Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) për të rregulluar ChatGPT.
Megjithëse përdorimi i chatbot-it të OpenAI ka arritur mbi 120 milion përdorues në muaj, rregullatorët ende nuk e kanë përcaktuar qartë se si hyn në fuqi DSA-ja ndaj këtij shërbimi.
ChatGPT i nënshtrohet edhe Aktit për Inteligjencën Artificiale, që kërkon vlerësimin dhe zbutjen e rreziqeve, me gjoba deri në 15 milion euro për shkelje
Por, sipas DSA-së, si platformë shumë e madhe online ose motor kërkimi, gjobat mund të arrijnë deri në 6% të xhiros vjetore globale.
Problemi është përcaktimi i statusit të ChatGPT: si motor kërkimi ose platformë e plotë. Ky vendim do të ndikojë se sa gjerë duhet të jenë raportet dhe masat e sigurisë që OpenAI duhet të ndërmarrë, përfshirë rreziqet ndaj zgjedhjeve, shëndetit publik dhe përmbajtjes së rekomanduar nga sistemi.
Dy ligjet, DSA dhe Akti i AI-së kanë qasje të ndryshme ndaj rrezikut dhe nuk përputhen gjithmonë. Disa rreziqe, si dezinformimi dhe deepfakes, mbulohen nga DSA, të tjerat, si përdorimi i AI-së në punësim, mbeten brenda Aktit të AI-së. Ky hendek mund të krijojë boshllëqe në vlerësimin e rrezikut nga OpenAI.
Një vendim përfundimtar nga BE-ja pritet në mesin e 2026, deri atëherë OpenAI duhet të përmirësojë masat e sigurisë për të përmbushur kërkesat ligjore. /A.Z/UBT News/
