UBT News

Komisioni Evropian paralajmëron Elon Musk t’i mbrojë të drejtat e përdoruesve të Twitter-it

Komisioni Evropian ka paralajmëruar miliarderin Elon Musk se duhet t’i respektojë rregullat e reja digjitale pasi ai arriti një marrëveshje për të blerë platformën e njohur sociale.

Një nga zëdhënësit e Komisionit Evropian, Johannes Bahrke tha se Ligji i Shërbimeve Digjitale, që synon mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve në internet, vlen për të gjitha platformat e mëdha.

Në Britani të Madhe, Downing Street tha se “pavarësisht pronësisë, të gjitha platformat sociale duhet të jenë përgjegjëse”.

Musk u zotua se do të reduktojë cenzurën. Grupet e të drejtave të njeriut janë të shqetësuara se zvogëlimi i shkallës së moderimit në platformë mund të çojë në rritje të gjuhës së urrejtjes./UBTNews/

Exit mobile version