Komisioni Evropian ka paralajmëruar miliarderin Elon Musk se duhet t’i respektojë rregullat e reja digjitale pasi ai arriti një marrëveshje për të blerë platformën e njohur sociale.
Një nga zëdhënësit e Komisionit Evropian, Johannes Bahrke tha se Ligji i Shërbimeve Digjitale, që synon mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve në internet, vlen për të gjitha platformat e mëdha.
Në Britani të Madhe, Downing Street tha se “pavarësisht pronësisë, të gjitha platformat sociale duhet të jenë përgjegjëse”.
Musk u zotua se do të reduktojë cenzurën. Grupet e të drejtave të njeriut janë të shqetësuara se zvogëlimi i shkallës së moderimit në platformë mund të çojë në rritje të gjuhës së urrejtjes./UBTNews/