UBT News

Komisioni Evropian ndalon TikTok-un në pajisjet e stafit

Komisioni Evropian ka urdhëruar stafin e tij të heqë aplikacionin TikTok nga pajisjet e tyre. Sipas stafit, kjo masë po bëhet me qëllim për të “mbrojtur të dhënat dhe për të rritur sigurinë kibernetike”.

TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është përballur me akuzat se i merr të dhënat nga përdoruesit dhe ia dorëzon qeverisë kineze.

TikTok këmbëngul se nuk funksionon ndryshe nga mediat tjera sociale.

Shefi i industrisë i Bashkimit Evropian (BE), Thierry Breton tha në një konferencë për media se ekzekutivi i unionit është shumë i fokusuar në sigurinë kibernetike, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.

Sipas kësaj ndalese, as stafi i Komisionit Evropian nuk mund të përdorë TikTok-un në pajisjet personale që kanë të instaluara aplikacione zyrtare./UBTNews/

Exit mobile version