Në kuadër komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi, Tregti, është diskutuar për nismën legjislative të kriptovalutave.
Kryesuesja e këtij komisioni Mimoza Kusari-Lila, ka shpjeguar arsyen se pse Policia e Kosovës nuk ndërhynë në veri të vendit në lidhje me dyshimet se energjia elektrike në këtë pjesë po keqpërdoret për prodhimin e kriptovalutave.
Kusari-Lila tha se bazuar në planin e punës kanë marre vendim për krijimin e grupit punues për hartimin e projektligjit për kriptovaluta, të udhëhequr nga vet ajo dhe nga disa deputetë të këtij komisioni.
Ajo tha se me krijimin e kriptovalutave nuk do ketë destabilitet të çmimeve.
“Çështja e mos pagesës së rrymës në veri, diskutimi i jonë i parë sa i përket rrymës ka qenë që se pse me u rrit rryma në verë kur kjo nuk rregullohet kështu e vetmja arsye që është thënë ka qenë se ato banesa nuk janë të banueshme, janë vetëm për kriptomining. Nëse ia merr pajisjet për shfrytëzim të energjisë, të thotë pse s’po ia merr edhe kojshisë makinën e teshave ta marr shembull. Ne kemi mendua që kjo do duhej të jetë e rregulluar që ne të kemi mundësi të reagojmë kur kemi këso lloj keqkuptime”, tha ajo.
Në kuadër të diskutimeve, zëvendës guvernatori në Bankën Qendrore, Sokol Havolli, tha se për BQK-në ka qenë e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar me rreziqet e mundshme dhe qëndrueshmërinë e ekzistencës të këtyre aseteve.
Duke shtuar se sipas Bankës Qendrore këto asete janë të rrezikshme, duke rekomanduar taksimin e shpëlarjes së parave.
Në anën tjetër Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, tha se vëmendja duhet të jetë tek rregullorja jo tek direktiva, dhe të ketë një qasje ndryshe dhe të bëhet një draft komform standardeve.
Deputetja Jeta Statovci nga VV, tha se ka shumë rëndësi që tek çështja e kriptovalutave të jetë ndihmë ligjore për qytetaret dhe të dihet kategorizimi i tyre.
Anëtari tjetër Driton Hyseni tha se a ka informacione për pikat ku bëjnë shërbime monetare dhe që të mos jenë pasiv si komision për të rregulluar këtë çështje.