UBT News

Komisionerja e OKB-së nis vizitën në Xinjiang – rajoni ku pretendohet se janë abuzuar pakicat muslimane

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut filloi një udhëtim gjashtë-ditor në Kinë që do të përfshijë rajonin e Xinjiang, duke nxitur frikën mbi aksesin dhe vlerën propagandistike që vizita i ofron Partisë Komuniste Kineze.

Vizita e Michelle Bachelet është e para nga ndonjë zyrtari i lartë i të drejtave të OKB-së në gati dy dekada dhe vjen teksa Pekini po akuzohet për abuzime të përhapura të pakicës muslimane.

Partia Komuniste në pushtet pretendohet se ka arrestuar mbi një milion ujgurë dhe pakica të tjera myslimane atje, gjë që Shtetet e Bashkuara e quajnë “gjenocid”. Kina i ka mohuar akuzat.

Më vonë gjatë javës, ajo do të udhëtojë në qytetet e Xinjiang, Urumqi dhe Kashgar, si dhe në qytetin jugor të Guangzhou.

Zyrtarët e OKB-së kanë qenë të bllokuar në negociata me qeverinë kineze që nga viti 2018 në një përpjekje për të siguruar “qasje të pakufizuar dhe kuptimplotë” në Xinjiang.

Por frika është shtuar pas disa zbardhjeve që shfaqin një pamje tejet të kontrolluar të jetës në provincë, të cilën Kina thotë se e ka qetësuar me “qendra riedukimi” dhe e ka bërë edhe si një përpjekje për përtëritje ekonomike.

Shtetet e Bashkuara kryesuan kritikat përpara udhëtimit, duke thënë se ishin “thellësisht të shqetësuar” që Bachelet nuk kishte arritur të siguronte garanci për atë që mund të shihte.

“Ne nuk presim që Kina të japë aksesin e nevojshëm për të kryer një vlerësim të plotë dhe jo të manipuluar të mjedisit të të drejtave të njeriut në Xinjiang”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, duke përdorur akronimin për Republikën Popullore të Kinës.

Në vend të një hetimi të plotë për abuzimet e supozuara, avokatët e të drejtave gjithashtu kanë frikë se Bachelet është në pritje për një turne të inskenuar.

Vizita e saj do të jetë “një betejë kundër përpjekjeve të qeverisë kineze për të mbuluar të vërtetën”, tha Agnes Callamard, sekretare e përgjithshme e Amnesty International.

Përveç ndalimeve masive, autoritetet kineze kanë zhvilluar një fushatë të punës së detyruar, sterilizimit të detyruar dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore ujgure në Xinjiang, thonë studiuesit dhe aktivistët.

Media shtetërore kineze ka dhënë mbulim të heshtur të vizitës deri më tani./UBTNews/

Exit mobile version