Janez Lenarcic, komisioner për menaxhimin e krizave në Komisionin Evropian, tha se zjarret shkaktuan të paktën 2 miliardë euro (2.15 miliardë dollarë) dëme vitin e kaluar në Bashkimin Evropian, raportoi EuroNews.
Viti i kaluar ishte viti i dytë më i keq për sa i përket zonave të djegura që nga fillimi i regjistrimeve në 2006, me të paktën 800,000 hektarë të djegur në të gjithë bllokun.
Zjarret u nxitën nga valë të nxehta — më të gjata dhe më të përsëritura — dhe një thatësirë e rëndë që ka prekur pjesën më të madhe të kontinentit, fenomene të cilat po ndodhin shkaku i ndryshimeve klimatike./UBTNews/