Një kometë e gjelbër e sapozbuluar do t’i afrohet shumë Tokës të mërkurën. Sipas astronomëve, udhëtimi i kometës drejt nesh zgjati rreth 50 mijë vjet.
Fotografitë e realizuara nga astronomët vunë në pah një ngjyrë të gjelbër të dallueshme rreth trupit të kometës. Ajo do të jetë mjaft e ndritshme për t’u dalluar me sy të lirë.
“Ju mbase mund t’i keni parë raportimet që një objekt i gjelbër i ndezur do të ndriçojë qiellin. Fatkeqësisht nuk do të jetë diçka e tillë”, deklaroi Robert Massey, zëvendës drejtor ekzekutiv i Shoqërisë Mbretërore Astronomike.
Megjithëse, ju mund ta shihni një njollë në qiell. Vëzhguesit e mundshëm të yjeve kanë gjasa më të mëdha për ta dalluar atë duke përdorur dylbi.
“Edhe një palë dylbi të vogla do t’ju ndihmojnë ta vëreni atë”, thotë Massey.
Kometat përbëhen kryesisht nga akulli dhe pluhuri. Ndërsa i afrohen Diellit, akulli avullohet dhe pluhuri shkundet për të krijuar bishtin e gjatë.
Astronomët zbuluan kometën C/2022 E3 (ZTF) gjatë muajit mars të vitit të kaluar në Observatorin Palomar në Kaliforni./UBTNews/