Një kometë e re po i afrohet Tokës, dhe ekziston mundësia që ajo të jetë e dukshme me sy të lirë në momentin që do arrijë në pikën e saj më të afërt me planetin tonë në tetor. Kjo kometë, e cila është e para që shikohet pa teleskop në 80,000 vitet e fundit, është zbuluar në janar të vitit 2023 dhe aktualisht ndodhet rreth 7 unitete astronomike, ose një miliard kilometra, larg nesh.
Etiketohet si C/2023 A3 Tsuchishan-ATLAS, kjo kometë po vjen nga mjegullnaja Oort, e njohur si “djepi” i kometave. Ajo pritet të arrijë në Perileo, pikën më të afërt me Diellin, brenda dy ditëve të ardhshme, në një distancë prej rreth 55 milion kilometrash.
Ekspertët parashikojnë se, nëse kometa nuk shpërbëhet gjatë kalimit të saj afër Diellit, ajo do të bëjë një afrohet me Tokën në fillim të tetorit. Në këtë periudhë, pritet që kometa të jetë shumë e dukshme në qiell, duke u parë pa nevojën e teleskopëve. Pas kësaj, dukshmëria e saj do të fillojë të bie, por ajo do të jetë e dukshme për disa javë deri në muajin nëntor.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për astronomët amatorë dhe entuziastët e natyrës për të ndjekur një ngjarje të jashtëzakonshme astronomike, e cila do t’i ofrojë njerëzve një mundësi të veçantë për të parë një kometë në të gjithë lavdinë e saj. Qytetarët inkurajohen të shikojnë qiellin gjatë natëve të tetorit për të mos humbur këtë fenomen të rrallë!/UBTNews/