Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancë stërvitore në Hajvali, para përballjes me Suedinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime në Botërorin “Katar 2022”.
Para fillimit të stërvitjes, trajneri Bernard Challandes mblodhi grupin e tij, ku mbajti një fjalim drejt lojtarëve, duke i treguar taktikat dhe lojën që ai kërkon nga ata kundër Suedisë.
Stërvitja filloi me disa përgatitje të lehta, kurse më pas lojtarët filluan përgatitjet me trajnerët në repartet përkatëse.
Po ashtu, gjatë stërvitjes u vërejt edhe mungesa e portierit Aro Muric, i cili është përjashtuar nga skuadra për arsye disiplinore, dhe e mbrojtësit Amir Rrahmani, i cili ka pësuar lëndim në kofshë, dhe është kthyer drejt Italisë tek skuadra e tij Napoli.
Mungesa të tjera nuk kishte në stërvitjen e sotme.
Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje të dielën kundër Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022”.
“Dardanët” janë në Grupin B, me Kombëtaret si ajo e Spanjës, Greqisë, Suedisë dhe Gjeorgjisë.