Komandanti i Regjimentit Azov, Nënkoloneli Denis Prokopenko, ka lëshuar një video-mesazh të shkurtër nga brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.
Prokopenko tha se udhëheqja e lartë ushtarake kishte “lëshuar një urdhër për të ruajtur jetën dhe shëndetin e ushtarëve të garnizonit dhe për të ndaluar mbrojtjen e qytetit”.
Mesazhi nënkupton se ata që kanë mbetur në Azovstal po planifikojnë të largohen nga uzina në të ardhmen e afërt. Mendohet se kanë mbetur disa qindra luftëtarë brenda kompleksit të gjerë.
Azovstal ishte qendra e fundit në Mariupolin e pushtuar nga Rusia dhe u bë një simbol i rezistencës ukrainase nën bombardimet e pamëshirshme ruse./UBTNews/