Komandanti i sapoemëruar i operacioneve të Moskës në Ukrainë, gjenerali Sergey Surovikin, ka thënë se gjendja e “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Kherson është “shumë e vështirë”, mes përpjekjeve të Kievit për të rimarrë rajonin jugor të Ukrainës.
“Ushtria ruse do të sigurojë evakuimin e sigurt të popullsisë”, tha Surovikin.
Ukraina ka bërë përfitime të rëndësishme drejt Khersonit në javët e fundit, përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnipro. Kreu i Agjencisë së Inteligjencës Mbrojtëse të Ukrainës ka thënë se ai shpreson të rimarrë qytetin deri në fund të vitit.
Kremlini njoftoi javën e kaluar se forcat e tij do të ndihmonin evakuimin e banorëve të Khersonit të pushtuar në zona të tjera për t’i larguar banorët jashtë rrezikut, shenja më e fundit se forcat ruse kanë vështirësi përball përparimit ukrainas./UBTNews/