Komandanti i KFOR-it në Kosovë Ozkan Ulutas ka takuar ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, e ku disikuat për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me KFOR.
Ulutas, ka përsëritur angazhimin e KFOR-it për të kryer misionin në interes të të gjithë njerëzve në Kosovë.
“Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua me Xhelal Sveçlën në Prishtinë. Ata ndanë mendime mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës. Gjeneral Major Ulutaş përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kryer misionin e tij në interes të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR./EO