Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, sot deklaroi se aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, “por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”.
Ristuccia, gjatë takimit me shefat e mbrojtjes së NATO-s, siç u bë e ditur në Twitter, falënderoi aleatët dhe partnerët për kontributin e tyre e përkrahjen për misionin e KFOR-it.
Ai nënvizoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij të OKB- së për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.
Po ashtu, ai potencoi se po vazhdon të krijojë kushtet që dialogu të ecë përpara.