Gjatë ditës së sotme, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Saj Heleni Vakali, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.
Vizita ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer perspektiva mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin përreth.
Gjeneral Major Barduani përshkroi angazhimin e KFOR-it për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.
Ai gjithashtu shprehu vlerësimin për përkushtimin dhe profesionalizmin e kontingjentit grek, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për KFOR-in.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./D.B/EO