Komandantët britanikë dhe francezë u takuan në Londër për të diskutuar mundësitë e reagimit evropian ndaj situatës në Ukrainë, duke përfshirë planet për një mision paqeruajtës. Takimi përfshiu komandantët e ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore të të dyja vendeve, dhe synonte forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy fuqive bërthamore evropiane.
Admirali britanik Tony Radakin theksoi se këto dy shtete po ndërmerrnin hapa për të krijuar një partneritet më të fortë dhe më të thellë, të cilat janë thelbësore për sigurinë evropiane. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e takimit të tretë të shefave të shtabit, duke e konsideruar atë si një riafirmim të përkushtimit për sigurinë e kontinentit.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte përpjekja për të mbështetur Ukrainën me ndihma ushtarake, si dhe për të formuar një plan për misionin paqeruajtës evropian. Takimi ndodhi ndërkohë që bisedimet për një armëpushim vazhdojnë në Arabinë Saudite, me përfshirjen e zyrtarëve ukrainas, rusë dhe amerikanë.
Plani operativ për këtë mision paqeruajtës po vazhdon të zhvillohet në selinë ushtarake britanike në Northwood, me një fokus të theksuar në krijimin e një koalicioni të vullnetarëve dhe planifikimin e forcave paqeruajtëse të mundshme./UBTNews/