UBT News

Komandant Remi: Calin e njohim si luftëtar të drejtë, të pakompromis

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, nën të cilën komandë funksiononte Njësiti “BIA” i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është deklaruar pas dënimit me burgim të Salih Mustafës.

Në një reagim në Facebook, Remi ka thënë se ish-eprorin e Njësitit BIA të UÇK-së e njeh si “luftëtar të drejtë, të vendosur dhe të pakompromis”. Ai ka thënë se ka mbetur pa fjalë pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj “Calit”.

“23 vjetë pas çlirimit… Të njohim si luftëtar të drejt,të vendosur dhe të pakompromis me të keqen. Kemi mbet pa fjalë Cal”, ka thënë Remi.

Salih Mustafa është shpallur fajtor për krime lufte në kompleksin në Zllash në vitin 1999.

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë e ka dënuar me 26 vjet burgim si dënim të njësuar.

Exit mobile version