UBT News

Kolumbia kërkon pezullimin e marrëdhënieve me Izraelin mes tensioneve në Gaza

Alvaro Leyva kërkoi respekt për presidentin Pero dhe akuzoi ambasadorin izraelit Gali Dagan si ‘të pasjellshëm’.

Një ditë pasi presidenti kolumbian Gustavo Petro kërcënoi se do të pezullonte marrëdhëniet me Izraelin për shkak të vendimit të tyre për të ndaluar eksportet e materialeve të sigurisë në Kolumbi si përgjigjje ndaj qëndrimit të tij ndaj krizës në Gaza, Ministri i Jashtëm, Alvaro Leyva i kërkoi ambasadorit izraelit Gali Dagan të “kërkonte falje dhe të largohej”.

Duke përdorur llogarinë e tij X, Leyva kërkoi respekt për presidentin dhe akuzoi Daganin si “të pasjellshëm”.

“Historia e diplomacisë universale do të regjistrojë si një moment historik vrazhdësinë e pakuptimtë të ambasadorit të Izraelit në Kolumbi ndaj Presidentit Gustavo”, shkroi Leyva në X. “Turp për të. Të paktën duhet të kërkojë falje dhe të largohet. Inteligjenca ballafaqohet me inteligjencën. Ka shtete në rrezik”.

Kjo deklaratë nga Leyva intensifikon një gjendje tashmë të ngritur të tensionit diplomatik midis Kolumbisë dhe Izraelit.

Ministria e Punëve të Jashtme izraelite kishte thirrur më parë ambasadoren e Kolumbisë dhe e qortoi atë për komentet “armiqësore dhe antisemitike” të Presidentit Petro, i cili ka refuzuar të dënojë sulmin e fundit të Hamasit ndaj Izraelit, pavarësisht lutjeve nga qeveria izraelite dhe Shtetet e Bashkuara për ta bërë këtë.

Petro deklaroi refuzimin e tij për të “mbështetur gjenocidet” dhe premtoi ndihmë humanitare për Gazën, ku mijëra njerëz kanë humbur jetën në sulmet ajrore hakmarrëse nga Izraeli./UBTNews/

Exit mobile version