Kolumbia do të dërgojë një ekip ushtarësh të saj në Evropë për të trajnuar trupat ukrainase për deminim, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë në faqen e tyre të internetit.
Ministri i Mbrojtjes, Diego Molano Aponte tha në një postim në Twitter se 11 inxhinierë ushtarakë kolumbianë do të udhëtojnë në një vend të panjohur, fqinj evropian – i cili është anëtar i NATO-s – për të trajnuar disa nga ushtarët e Ukrainës se si të përsosin procedurat taktike për të hequr minat tokësore dhe eksplozivët e tjerë.
Kolumbia është një nga vendet më të minuara në botë. Vdekjet dhe lëndimet janë ende të zakonshme, si pasojë e luftimeve me dekada midis qeverisë dhe grupeve të armatosura./UBTNews/