Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u takua me presidentin kolumbian, Gustavo Petro të hënën për bisedime mbi masat për të luftuar trafikun e drogës. Kolumbia është ndalesa e parë në turneun njëjavor të Blinken në Amerikën Latine.
Pas takimit të tij me presidentin kolumbian në pallatin Casa Narino, Blinken tha se ShBA mbështet fuqishëm “qasjen holistike që po merr administrata Petro”.
Kolumbia është prodhuesi kryesor i kokainës në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë tregu kryesor i saj./UBTNews/