UBT News

Kolumbi: Pse shkencëtarët duan të vrasin hipopotamët e Pablo Escobar?

“Po është e qartë që na vjen keq për këto kafshë, por si shkencëtarë duhet të jemi të sinqertë,”  tha biologu Nataly Castelblanco, një nga autorët e studimit. “Hipotamët janë një specie pushtuese në Kolumbi dhe nëse nuk vrasim një pjesë të popullsisë së tyre tani, situata mund të jetë jashtë kontrollit në vetëm 10 ose 20 vjet”.

Pablo Escobar është emri që Kolumbia po përpiqet ta harrojë në këto 30 vitet e fundit. Një nga kriminelët më famëkeq të të gjitha kohërave dhe themeluesi i kartelit të drogës Medellín në vitet 1980, përgjegjës për rrëmbimet, bombardimet dhe vrasjet pa kriter. Në një moment ai mendohej të ishte një nga njerëzit më të pasur në botë.

Por “koka e kokainës” është gjithashtu përgjegjës për atë që shkencëtarët e quajnë “bombë me sahat” në aspektin ekologjik.

Një grup hipopotamësh të importuar fillimisht nga Escobar në kopshtin zoologjik të tij dekada më parë është shumëzuar dhe sipas shkencëtarëve, tani po përhapet nëpër një nga rrugët kryesore ujore të vendit – lumin Magdalena.

Muajin e kaluar, një studim i botuar në revistën Biological Conservation tha se heqja e kafshëve ishte mënyra e vetme për të zbutur ndikimin e tyre në mjedis.

Shtimi i të ashtuquajturve “hipopotamë të kokainës” filloi në vitin 1993, pasi autoritetet vranë Pablo Escobarin dhe kapën pasurinë e tij rreth 250 km në veri-perëndim të kryeqytetit Bogotá. Kafshët e gjetura atje u shpërndanë në kopshtet zoologjike në të gjithë vendin, por jo edhe hipopotamët.

“Ishte logjikisht e vështirë t’i lëvizje, prandaj autoritetet i lanë atje, ndoshta duke menduar se kafshët do të vdisnin”, tha zonja Castelblanco.

Në vend të kësaj, ata “lulëzuan”.

“Vazhdon të jetë tufa më e madhe e hipopotamave jashtë Afrikës, që është rajoni i tyre amtar”, tha veterinari Carlos Valderrama.

Numrat parashikohet të bëhen vetëm më të mëdhenj. Shkencëtarët thonë se popullsia e tyre do të arrijë mbi 1 mijë e 400 ekzemplarë që në vitin 2034, nëse nuk merren masa. Ata nuk kanë grabitqarë në Amerikën e Jugut dhe kushtet ne Amerikën e Jugut janë aq të përshtatshme për të, kjo bën që ata të mund të shumohen shumë më lehtë dhe mosha të hershme.


Por disa ekspertë e kundërshtojnë idenë e eliminimit të tyre. Enrique Ordoñez, biolog në Universitetin Kombëtar të Kolumbisë, tha se “hipopotamët e kokainës” ofrojnë shpresë për të ruajtur numrin global të hipopotamëve.

“Një program sterilizimi do të ishte një mënyrë më e mirë për të kontrolluar popullsinë e tyre”, sipas tij.

“Ne po flasim për një kafshë që mund të peshojë pesë ton dhe të jetë shumë agresive,” tha ai.


“Edhe pse e kishim qetësuar kafshën, ajo pothuajse e ktheu vinçin që po përdornim për të ndihmuar në procedurën. Ishte si të ishe me një dinosaur në një film të Jurassic Park”, deklaroi Z.Valderrama..

Atëherë, çfarë i ndalon autoritetet të ndërmarrin veprime më drastike? Përgjigja e shkurtër: opinioni publik. Pasi media kolumbiane raportoi për studimin, biologu Castelblanco filloi merrte kërcënime me vdekje.

“Disa njerëz në Kolumbi mund të zemërohen shumë kur flasin për hipopotamët”, tha ajo. “Njerëzit kanë tendencë të kuptojnë shumë më tepër për speciet pushtuese kur flasim për bimë ose krijesa më të vogla, në vend të një gjitari masiv që shumë mund ta shohin të lezetshëm.”

Hipotamët shpesh shfaqen në listat e kafshëve më vdekjeprurëse në botë. Në vitin 2016 u raportua se sulmet e tyre vrisnin të paktën 500 njerëz në vit në Afrikë.

“Është një temë që polarizon njerëzit” tha ai, “prandaj ne duhet të vazhdojmë të shikojmë përzgjidhje të tjera”./UBTNews

(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version