UBT News

Kolona e dytë e ndihmës shkon në Siri

Një karvan i dytë ndihmash i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për viktimat e tërmetit në Siri ka mbërritur në pikën e kalimit nga Turqia.

Zyrtarët nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion thonë se karvani përfshin 14 kamionë që transportojnë pajisje sikurse tenda, batanije, dyshekë dhe izolatorë, si dhe komplete higjienike dhe ushqimore.

Dërgimi i ndihmave në Sirinë veriperëndimore, territor i mbajtur nga rebelët në luftë me qeverinë siriane, ka qenë sfidë e madhe, pasi qasja e vetme për ndihma është përmes pikës së kalimit në Bab al-Hawa.

Karvani i parë i ndihmave kaloi në veriperëndim të Sirisë të enjten./UBTNews/

Exit mobile version