UBT News

Kollitja e fëmijës suaj: ​Çfarë duhet të dijë çdo prind?

Kollitjet janë simptomat më të shpeshta të sëmundjeve fëmijërore e kanë një zë të keq nganjëherë, por ato nuk janë simptoma të ndonjë gjendje serioze.

Kollitja është një refleks, që ndihmon pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes në fyt e gjoks. Për shkak të kollitjes fëmija duhet të paraqitet te mjeku e duke njohur llojet e ndryshme të tyre ju ndihmojnë t’i kontrolloni e të dini kur t’i drejtoheni mjekut.

Llojet dhe domethëniet e kollitjeve

Kollitja “ulërimë” Është pasojë e inflamacioneve ose ënjtjeve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Shkaktohet nga inflamacionet e laringut e trakesë, që shkaktohen nga alergjitë, ndryshimet në temperaturë gjatë natës, apo mund të jetë edhe si pasojë e ndonjë infeksioni viral.

Kolla e mirë

Është emër, që i referohet pertussisit, infeksion i traktit respirator i shkaktuar nga bakterja Bordetella Pertussis. Sëmundja karakterizohet me kollitje që përfundojnë me britma kur fëmija merr frymë. Simptomat tjera: Shkuarje të hunëve, teshtitjet, kollë të butë dhe ethe.

Kolla me gulçitje

Kur kolla shoqërohet me zë gulçimës kur fëmija nxjerr frymën, është shenjë e inflamimit të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Ekziston mundësia, që rrugët e poshtme të jenë të bllokuara nga ndonjë trup i huaj ose mukus nga ndonjë infeksion respirator.

Kollitja gjatë natës

Shumica e kollitjeve përkeqësohen natën për shkak se sekreti nga hunda e sinuset kalon në fyt duke ngacmuar refleksin e kollitjes përderisa fëmija është i shtrirë. Astma shkakton kollitje sepse rrugët e frymëmarrjes janë më të ndjeshme dhe më të ngacmueshme gjatë natës.

Kollitja gjatë ditës

Alergjitë, astma e ftohja respiratore janë shkaktarët e zakonshëm të kollitjes. Ajri i ftohtë i përkeqëson këto kollitje, që zhduken kur fëmija është në gjumë ose duke pushuar. Keni kujdes nga ftohësit e ajrit, kafshët shtëpiake ose duhani të mos e shkaktojnë kollitjen e fëmijës suaj.

Kolla me vjellje

Fëmijët kollin aq shumë saqë nxisin refleksin e vjelljes. Shpesh kjo nuk paraqet shenjë alarmi nëse vjellja nuk vazhdon. Nëse fëmija ka kollë nga ftohja ose astma, mund të ketë mukus i cili shkon në lukth e shkakton mundim.

Kolla me ethe

Nëse fëmija ka kollë, temperaturë mesatare dhe rrjedhje nga hundët, ekzistojnë mundësitë të jetë ftohur. Kollitja me temperaturë 39 gradë ose më lartë nënkupton se fëmija është i prekur nga pneumonia, sidomos nëse është i plogët e merr frymë shpesh.

Kolla e vazhdueshme

Kollitjet e shkaktuara nga ftohjet zgjasin me javë, veçanërisht nëse fëmija ftohet shpesh. Astma, alergjitë ose ndonjë infeksion kronik në sinuse ose rrugët e frymëmarrjes, mund të jenë përgjegjës për këto kollitje që zgjasin. Nëse kolla zgjat tre javë, dërgojeni fëmijën te mjeku. /UBT News/

Exit mobile version