UBT News

Kollçaku i drejtohet Zemajt: Pyeti qytetarët pa ndihma sociale si po ia dalin në pandemi?

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku shkroi në Facebook se milionat janë duke shkuar në sektorin privat të shëndetësisë, ndërsa tha se nuk do të ishte problem po të drejtoheshin aty qytetarët me mundësi të mira materiale, por sipas saj, aty fatkeqësisht janë të detyruar të kërkojnë ndihmë edhe përfituesit e ndihmave sociale.

Kollçaku kërkon nga Zemaj që të dëgjojë zërin e atyre që nuk guxojnë të shpërfillin këshillat e mjekëve në kërkim të trajtimit, pavarësisht çmimit.

“Milionat po shkojnë në sektor privat. Nuk do të ishte problem nëse aty do të drejtoheshin qytetarët me mundësi të mira materiale, që duan cilësi të shërbimeve, të mos presin, etj. Por fatkeqësisht aty janë të detyruar të kërkojnë ndihmë edhe përfituesit e ndihmave sociale. Nëse shkon sëmundja, borxhet do të mbesin shumë gjatë.Ministër, dëgjoje zërin e atyre që nuk guxojnë të shpërfillin këshillat e mjekëve në kërkim të trajtimit, pavarësisht çmimit.Pyeti si po ia dalin?A je duke e bërë?”, shkroi ajo mes tjerash në Facebook./UBTNews

Exit mobile version