UBT News

“Kolera mund të përhapet në Mariupol”

Rusët po e vendosin qytetin e Mariupolit në karantinë për shkak të një shpërthimi të mundshëm kolere, ka thënë një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit për televizionin ukrainas.

“Ne po e shohim që qyteti po mbyllet”, deklaroi Petro Andryushchenko i tha United News TV.

“Fjala kolera po përmendet brenda qytetit, mes autoriteteve okupuese dhe mbajtësve të tyre”, tha ai.

BBC nuk arriti t’i verifikojë këto pretendime.

Mariupol ra në duart e forcave ruse në maj pas muajsh bombardimesh. Andryushchenko tha gjithashtu se situata humanitare në Mariupol po përkeqësohej, me mungesë të ushqimit dhe ujit./UBTNews/

Exit mobile version