UBT News

Kolera: Çfarë është dhe si mund të trajtohet?

Kolera mund të jetë një sëmundje shumë e rëndë. Në rastet më të rënda, nëse nuk trajtohet, sëmundja mund të vrasë brenda disa orësh.

Shkaktohet nga një bakter i quajtur Vibrio cholerae dhe njerëzit priren ta kapin atë duke ngrënë ushqim ose duke pirë ujë të kontaminuar me insekte.

Përhapja e kolerës është e lidhur ngushtë me objektet e dobëta sanitare dhe ujin e pijshëm të pasigurt ku virusi mund të “lulëzojë” dhe të përhapet.

Është një sëmundje që shpesh shton vuajtjet në krizat humanitare – kur ka ndërprerje të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve dhe njerëzit strehohen në hapësira të tejmbushura.

I duhen diku ndërmjet 12 orë dhe pesë ditë që një person të shfaqë simptoma pas gëlltitjes së ushqimit dhe ujit të kontaminuar.

Disa njerëz marrin diarre ujore dhe dehidratohen rëndë. Kjo kërkon trajtim të shpejtë me lëngje dhe antibiotikë.

Të tjerët marrin simptoma të lehta dhe mesatare dhe shumë nuk kanë fare simptoma kur kanë këtë sëmundje.

Por edhe kur nuk ka simptoma, njerëzit ka mundësi që ta mbajnë sëmundjen në jashtqitje diku deri në 10 ditë pas marrjes së infeksionit – dhe më pas mund të derdhet përsëri në mjedis, gjë e cila shton potencialin që të infektohen edhe të tjerët.

Vaksinat e kolerës, në kombinim me përmirësimet në ujë dhe kanalizime, mund të ndihmojnë në marrjen nën kontroll të shpërthimeve të kolerës./UBTNews/

Exit mobile version